Kusari-Lila tregon se a do ta votojë Alternativa rrëzimin e qeverisë

Aktuale

Kusari-Lila tregon se a do ta votojë Alternativa rrëzimin e qeverisë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 12:50
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar ngjarjet e fundit në vend.

Ajo së pari ka folur për mocionin, ku tha se Lista Serbska dëshiron rrëzimin e Qeverisë për shkak të vendosjes së taksës prej 10 përqind ndaj mallrave serbe. Ajo thotë se ky subjekt politikë është i dirigjuar nga Presidenti I Serbisë, Aleksandër Vucic. Po ashtu, Kusari Lila tregon se a do të votoj Alternativa për ta rrëzuar Qeverinë.

“Nuk e votojmë iniciativën e Listës Sërbska, e cila dëshiron ta rrëzojë Qeverinë”, tha Kusari-Lila.

Derisa Vetëvendosja thotë që nuk dëshiron ta rrëzojë Qeverinë për “çështje patriotike”, Kryetarja e Alternativës thotë për “çështje parimore”.

“Nuk e votojmë për çështje parimore. Parimi i cili është për mbajtjen e shtetit, i fundamentit në bazë të cilit është ndërtuar kjo Kosovë, për arsye se jemi me një subjekt politik i cili është drejtpërdrejt i dirigjuar nga Vucici, i cili është rritur dhe forcuar gjithashtu edhe me mundësin që ja ka dhënë presidenti Thaci, dhe me gjithë të tjerët që iu ka deshtë me mbajtë si një vegël të vetën për pushtetin, dhe tash po e njëjta po ju kthehet Kosovës “boomerang”, sic ju ka kthy sa herë, që është diskutuar sa herë për shtetësin e Kosovës, dhe ne shkojmë me ata vec pse e dojmë pushtetin, po mvjen keq por kjo është diçka që nuk kalon”, tha Kusari-Lila në T7.

Por, si e vlerëson Kusari Lila, deklaratën e Kryeministrit Ramush Haradinaj ku ka thënë se mund ta rrëzojë Thaçin nga posti i Presidentit.

“Jo absulotisht, ma përpara besoj që Hashim Thaci e shkarkon Ramush Haradinajn, se Haradinaj Thacin, deri në qit pikë”, tha Kusari.

Kryetarja e Alternativës, ka folur edhe për takimin Thaci-Putin. Ajo tregon se kush sipas saj e ka aranzhuar këtë takim në mes të dy presidentëve.

“Ai nuk ka qenë takim. Unë mendoj se takimin e ka aranzhuar ose Erdogani ose Makroni”.

Kusari-Lila, po ashtu foli edhe për vendosjen e taksës prej 10 përqind ndaj mallrave serbe. Ajo tha se Serbin nuk mundemi me disiplinu me vendosjen e kësaj takse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat