Hoti: Dhurimi i pronave për komunat Serbe, shkelje e kushtetutës dhe shtetësisë së Kosovës

Aktuale

Hoti: Dhurimi i pronave për komunat Serbe, shkelje e kushtetutës dhe shtetësisë së Kosovës

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 12:55
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti është shprehur kundër dhurimit të pronave të AKP-së, komunave serbe.

Ai, nëpërmes rrjetit social Faceook, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se është gabim dhurimi i tyre si dhe është shkelje e Kushtetutës dhe shtetësisë së Kosovës.

Hoti ka shkruar:

“Qeveria ka vendosur më 6 nëntor 2018 tu dhurojë tri komunave me shumicë serbe, Mitrovicës Veriore, Ranillugut dhe Kllokotit, pronat e AKP-së që gjenden në ato komuna. Këtu përfshihen asete të ndërmarrjeve shoqërore dhe toka bujqësore që duhet të privatizohen.

Baza ligjore mbi të cilën merret ky vendim është e paqartë. Ky është një prej gabimeve më të mëdha që bënë kjo Qeveri. Para disa dite, Kryetari i Mitrovicës Veriore deklaroi se nuk do të ketë më privatizim në atë komunë. Me prekjen e infrastrukturës ligjore dhe kushtetuese të procesit të privatizimit të pronave, bëhet shkelje e kushtetutës dhe shtetësisë së Kosovës.

Në ekonominë e tregut që po ndërton Kosova, është e paqartë se çfarë ju duhen komunave tokat bujqësore dhe ndërmarrjet komerciale që duhet të funksionojnë në sektorin privat me produktivitet dhe efikasitet sipas kushteve të konkurrencës së hapur.

Me gjasë, disa nga këto prona tanimë janë privatizuar dhe tash do të duhet të kompenzohen investitorët privat. Kjo qasje i bënë pasigurt në investimet e tyre të gjithë ata që kanë privatizuar prona në Kosovës për qëllime komerciale.

Ky vendim është diskriminues po aq sa udhëzimi administrativ i Ministrisë së Bujqësisë, me të cilin Qeveria Haradinaj mbulon me grante 90% të investimit të bujqve në komunat në veri të Kosovës, derisa në komunat e tjera me shumicë shqiptare vetëm 50%.

Askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punën dhe pavarësinë e institucioneve të pavarura që i raportojnë Kuvendit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat