Ligji për Shërbime Sociale dhe Familjare do të rregullojë një sërë problemesh

Aktuale

Ligji për Shërbime Sociale dhe Familjare do të rregullojë një sërë problemesh

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 14:28
Skender Reqica

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka lansuar sot Koncept dokumentin për Shërbime Sociale dhe Familjare, përmes së cilit parashihet rregullimi i një sërë shërbimeve në këto fusha.

Ministri i MPMS-së, Skender Reçica, tha se shërbimet sociale janë në një fazë të rëndësishme të zhvillimit dhe se disa nga problemet e evidentuara janë mungesa e qëndrueshme e ofrimit të shërbimeve, mungesa e informimit të qytetarëve, monitorimi dhe inspektimi, financimi, etj.  Për këtë probleme, ai tha se kanë paraparë pesë objektiva për t’i zgjidhur.

Reçica: Problemet do t’i rregullojmë përmes pesë objektivave

“Problemet e evidentuar, përmes këtij koncept dokumenti, nga i cili do të burojë Ligji për Shërbime Sociale dhe Familjare, do t’i rregullojmë përmes pesë objektivave: përcaktimi i saktë i përgjegjësive dhe kompetencave të nivelit qendror dhe lokal, përmirësimi i qasjes ndaj shërbimeve sociale dhe familjare duke i vendosur ato sa më afër qytetarëve, klasifikimi dhe organizimi i shërbimeve sociale dhe familjare, rritja e cilësisë së shërbimeve dhe financimi i qëndrueshëm i shërbimeve sociale dhe familjare”, ka thënë Reçica.

Reçica tha decentralizimi i shërbimeve sociale kishte ndodhur kryesisht si mungesë e buxhetit, por ai njoftoi se tashmë në kuadër të Koncept Dokumentit për Financa të Pushtetit Lokal, është ndarë një buxhet i veçantë për shërbimet sociale.

Reçica: Shërbimet sociale tashmë do të kenë edhe stabilitet financiar

“Ditë më parë, në mbledhjen e Qeverisë kemi miratuar Koncept Dokumentin për Financat e Pushtetit Lokal, i cili është financuar nga Ministria e Financave dhe në të cilin është paraparë buxhet shtesë  buxhet shtesë, buxhet i veçantë për shërbimet sociale komunale. Ky Koncept Dokument dhe ai të cilin e miratuam ditë më parë në Qeveri, po e plotësojnë mozaikun që shërbimet sociale në të ardhmen, përveç decentralizimit, ta kenë edhe qëndrueshmëri financiare”, ka thënë Reçica.

Ai po ashtu bëri me dije se përmes këtij Koncept Dokumenti do të burojë edhe Ligji për Shërbime Sociale dhe Familjare dhe se me këtë dokument po përmbyllen reformat ligjore në këtë fushë që MPMS kishte paralajmëruar më parë.

Ndryshe, Koncept Dokumenti është hartuar nga MPMS dhe do të jetë i hapur për të gjithë palët e interesit që duan të japin komente apo sugjerime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat