Berisha në Mal të Zi: Rruga e Kosovës është integrimi në NATO

Aktuale

Berisha në Mal të Zi: Rruga e Kosovës është integrimi në NATO

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 16:02
Rrustem Berisha

Ministri i FSK-së Rrustem Berisha tha se synim i Kosovës është anëtarësimi në iniciativat rajonale, me theks të veçantë anëtarësimi i plotë në A5, forum ky i cili i kontribuon paqes, stabilitetit dhe integrimeve euroatlantike në rajon.

Berisha duke folur në konferencën SHBA –Karta e Adriatikut, që po mbahet në Budvë të Malit të Zi  tha rruga e Kosovës për të ardhmen është e qartë dhe integrimi në NATO është qëllimi përfundimtar.

“Republika e Kosovës mbetet thellësisht e angazhuar dhe e përkushtuar për  bashkëpunim rajonal dhe një fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet e rajonit. Konsiderojmë që ky bashkëpunim është jetik për të arritur paqe, stabilitet të qëndrueshëm dhe zhvillim të mëtejmë të kapaciteteve tona”.

Berisha ka folur edhe lidhur me pakënaqësitë e përfaqësuesve nga Serbia në këtë forum rreth prezencës së uniformës ushtarake të Kosovës.

Berisha tha se nuk duan t’i kthehen  gjuhës mesjetare të konflikteve, “por do të flasim me gjuhën e integrimeve, gjuhën evropiane  dhe  gjuhën e një realiteti të ri në rajon, si interes i përbashkët  për paqe dhe stabilitet’’.

Berisha në punimet e konferencës  së ministrave të Mbrojtjes në kuadër të iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut, zhvilloi takim dypalësh edhe me sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Sllovenisë, Millosh Bizjak.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat