Berisha dhe Rama në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Aktuale

Berisha dhe Rama në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 16:03
Rrustem Berisha dhe Rrahman Rama

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë zyrtare nga Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë, udhëtuan sot për në Kanada për të marrë pjesë në punimet e konferencës treditore në Halifax.

Përveç delegacionit të Ministrisë së FSK-së, në punimet e Konferencës për Siguri në Halifax pritet të marrin pjesë presidentë shtetesh, kryeministra,  ministra dhe shefa të Mbrojtjes nga vende të ndryshme të botës.

Komuniteti që takohet në Halifax përfaqëson më shumë se 90 vende me gjithsej 300 pjesëmarrës.

 Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax është pranuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar si një vend i rëndësishëm i takimeve  vjetore, që ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit strategjik midis demokracive, i cili ndryshe është i njohur edhe si tubim  i udhëheqësve të shteteve demokratike të angazhuar për prosperitetin dhe  sigurinë globale.

Forumi i Halifaxit është një organizatë e pavarur, jo-fitimprurëse dhe jopartiake, i cili  angazhohet për trajtimin e një game të madhe të kërcënimeve të sotme si nga lufta, terrorizmi, sulmet kibernetike dhe bërthamore, ndryshimet klimatike, siguria e resurseve, pandemitë dhe stabiliteti ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat