Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ndodhet për një vizitë 3-ditore (13.-16.11.) në Finlandë. Në këtë vizitë ai shoqërohet nga të dy zëvendëskryetarët e Kuvendit - Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti, e cila është njëkohësisht edhe Kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë me Finlandën.
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli u prit dhe zhvilloi bisedime me Kryetaren e Parlamentit Finlandez, Paula Risikko. Po kështu Veseli dhe delegacioni shoqërues u takuan edhe me Komisionin e Madh Parlamentar (Suuren valiokunnan) si dhe me Grupin Parlamentar të Miqësisë me Kosovën.
Gjatë qëndrimit në Finlandë delegacioni i Kosovës do të takohet me Presidentin Martti Ahtisaari dhe me ministrin e brendshëm Kai Mykkënen (Mykkänen). Delegacioni do të njihet me sistemin arsimor finlandez, si dhe do të takohet me kosovarë që jetojnë në Finlandë.