Ish-anëtari i SHIK-ut: Ja afera që falsifikoi prokurorja e PRONTO-s, Drita Hajdari

Aktuale

Ish-anëtari i SHIK-ut: Ja afera që falsifikoi prokurorja e PRONTO-s, Drita Hajdari

Nga: N.Sh Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 20:22
Prokurorja Drita Hajdari

Ish-anëtari i SHIK-ut dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari e ka komentuar drejtësinë në Kosovë, përkatësisht aferën PRONTO, të cilën po e ndjek prokurorja speciale Drita Hajdari.

Miftari thotë se, Hajdari është edhe vet pjesë e klanit PRONTO, e cila sipas tij, e ka falsifikuar rastin e korrupsioni me pasaporta biometrike në Kosovë.

Sipas tij, MPB-ja përveç këtij rasti ka rrezikuar më së shumti liberalizimin e vizave.

Ja postimi i plotë i Naim Miftarit:

Pronto drejtësia?

Paramendo gjykimin Grabovcit me dosta nga afera PRONTO e ndjek prokurorja speciale Drita Hajdari edhe vet pjesë e klanit të prontos, e cila e deformoj fallcifikoj aferën tjetër rastin e korrupsionit milionësh të Prontov me Pasaporta biometrike të Kosoves.!

Prokurorja (Barbi kukulla e bossav) e cila ja mbylli gojen Natalija Veliut për të mos folur të vërtetën rreth krerëve kryesor të PDK, të cilët duke punuar prapa shpinës të ish ministrit të brendshëm Bajram Rexhepit (tani i ndjerë) ishin vet të implikuar në ketë aferë korruptive multi milionëshe.

Këta po mendojnë se dy milion qytetar tan janë të verber budalla të paditur dhe frigacaka, tjav kujtojmë se afera në MPB për pasaporta biometrika e kishte kompromituar dhe rrezikuar masë shumti liberalizimin e vizave.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat