Veseli: Mbështetja e diasporës nuk do të harrohet asnjëherë

Aktuale

Veseli: Mbështetja e diasporës nuk do të harrohet asnjëherë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 20:49
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë një takimi që ka pasur sot me bashkatdhetarët tanë në Finlandë, i ka ftuar ata që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë.

“Një takim shumë i përzemërt me bashkatdhetarët tanë në Finlandë.  U gëzova shumë me te arriturat e tyre si në pjesën e zhvillimit të bizneseve por edhe atë akademike.  Mbështetja e vazhdueshme e diasporës nuk do të harrohet asnjëherë. Por, ne nuk duhet më të mendojmë vetëm për paratë e tyre. Kemi nevojë për dijen dhe përvojën e gjatë që kanë.  Prandaj edhe i ftova që të na japin vazhdimisht këshilla dhe të vijnë e të investojnë në Kosovë. Ne do të jemi përherë krah tyre me projekte konkrete”, ka shkruar Veslei në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat