Prokurorja e rastit Pronto zbulon diçka të papritur për ish prokurorin Blakaj

Aktuale

Prokurorja e rastit Pronto zbulon diçka të papritur për ish prokurorin Blakaj

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 22:15
Elez Blakaj

Prokurorja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Drita Hajdari tha se ish-kolegu i saj, Elez Blakaj, gjatë kohës që punonin bashkë kishte presione dhe se ishte i frikësuar.

Ajo në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ tha se ish-prokurori Blakaj shqetësohej vazhdimisht për fëmijët e tij.

“Ai ka qenë jashtëzakonisht i brengosur dhe i shqetësuar për shkak të fëmijëve. Disa herë më ka thënë: unë nuk kam frikë për veten time, mirëpo kur janë në pyetje fëmijët kam frikë. Edhe e di që policët ia kanë dërgu fëmijët në çerdhe, policët ia kanë kthy. Kjo ndikon edhe në psikologjinë e fëmijëve kur polici e dërgon në çerdhe”, tha Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat