Hamza: Paratë nuk i kursejmë për ushtrinë

Aktuale

Hamza: Paratë nuk i kursejmë për ushtrinë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 22:37
Bedri Hamza

Ministri i Financave i Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për buxhetin që do ta ketë ushtria e Kosovës. Ai ka thënë se asnjë kërkesë që ka të bëjë me ushtrinë nuk do të refuzohet.

Hamza, gjatë një paraqitjeje, ka thënë se me parët e buxhetit do te blihen disa pajisje për ushtrinë.

“ Çdo kërkesë që është bërë deri tash është miratuar. Parat e buxhetit nuk do te kursehen për Ushtrinë e Kosovës. Çdo gjë që duhet për këtë çështje do të plotësohet”, ka thënë Hamza.

Ai ka treguar se me parat e buxhetit do të blihen pajisjet që duhen për ushtri. Po ashtu me këto para do të behën edhe pagat dhe gjerat e terja për ushtrinë.

“ Atë çka është e nevojshme do të mbulohet. Normalisht aq sa ka kapacitete buxheti”, ka thënë Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat