Deputeti Xhelili merr titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”

Aktuale

Deputeti Xhelili merr titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 23:14
Deputeti Xhelili merr titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Fatmir Xhelili është nderuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.

“Sot, në këtë muaj kaq të veçantë të historisë shqiptare dhe në muajin e ditëlindjes time, me shumë nder e pranova titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta.

E falënderoj Presidentin Meta për vlerësimin.

Me mirënjohje të thellë e pranova këtë nder edhe në emër të ish bashkëluftëtarëve të lirisë dhe bashkëveprimtarëve të shtetndërtimit të Kosovës. Është një titull që flet për aspiratat tona më të larta dhe veprimtarinë në dobi të shtetit dhe kombit”, ka shkruar Xhelili në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat