Prokuroria: Dy të dyshuarit e vrasjes së mbrëmshme në Podujevë janë në arrati

Aktuale

Prokuroria: Dy të dyshuarit e vrasjes së mbrëmshme në Podujevë janë në arrati

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë bashkë me policinë po kërkojnë dy persona të dyshuar për vrasjen e mbrëmshme në Surkish të Podujevës. Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër 23-vjeçar, raportohet se është në gjendje të rëndë.

Prokurori përgjegjës për komunikim me media, Ibrahim Berisha, tha se personat e dyshuar për këtë vrasje janë në arrati por hetuesia po bën përpjekje për gjetjen e tyre.

“Kanë filluar hetimet, dy persona janë të dyshuar për vrasjën në Podujevë. Policia po punon në gjetjen e tyre”, tha Berisha.

Motivet që çuan deri në vrasjen e 30-vjeçarit A.S, nuk dihen ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat