Bastiset shtëpia e Burdushit

Aktuale

Bastiset shtëpia e Burdushit

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 11:51
Burdushit

Policia dhe Prokuroria në këto çaste gjenden në shtëpinë e mjekut popullor, Hysri Peqani, i njohur si Burdushi.

Këtë e ka konfirmuar për media edhe Prokurori, Petrit Kryeziu. Ai tha se momentalisht ndodhen në shtëpinë e Burdushit por përveç se konfirmimit se ka filluar bastisja nuk mund të japin më shume detaje.

“Na jemi këtu sapo kemi fillu bastisjen”, tha Kryeziu.

Para pak ditësh Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Peqanit për mashtrim të një klienti të tij, të cilit, sipas aktakuzës, i ka marrë 2 mijë euro.

Burdushi të mërkurën ka qenë i ftuar në emisionin Frontal, ku ka folur rreth rastit për të cilin po akuzohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat