Milaim Zeka ka dy fjalë për arrestimin e Burdushit

Aktuale

Milaim Zeka ka dy fjalë për arrestimin e Burdushit

Nga: N.H Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 16:27
Milaim Zeka

Policia e Prizrenit ka arrestuar Hysri Peqanin, mjekun popullor të njohur me emrin Burdushi. Lajmin për arrestimin e Burdushit e ka konfirmuar prokurori i rastit Petrit Kryeziu.

Lidhur me ketë, është deklaruar edhe deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka.

Sipas deputetit të pozitës, shteti i Kosovës është ndërtuar sipas platformës të Burdushit

“Nuk mundet mu denu Burdushi pa u denu shteti, pa u denu prokuroria, pa u denua njësiti për krime ekonomike, panda u denu mediat që i kanë kriju hapësirë në shkëmbim të pagesave shumë të majme”, ka shkruar ndër tjerash ai në Facebook.

Ja postimi i Zekës:

Shteti i ndërtuar sipas platformës të Burdushit. Nuk mundet mu denu Burdushi pa u denu shteti, pa u denu prokuroria, pa u denua njësiti për krime ekonomike, panda u denu mediat qe i kane kriju hapësire ne shkëmbim te pagesave shume te majme...

Për ketë besoje qe do gjene fakte hetuesia, po ka deshmi edhe Burdushi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat