Jeta luksoze e Burdushit, ‘magjistarit’ që u arrestua sot nga Policia e Kosovës

Aktuale

Jeta luksoze e Burdushit, ‘magjistarit’ që u arrestua sot nga Policia e Kosovës

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 16:59
Hysri Peqani

Hysri Peqani është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Prizren.

‘Magjistari’ i njohur, me nofkën Burdushi, është prangosur nën dyshimin për veprat penale shmangie tatimi dhe mashtrim.

Gjatë bastisjes nga policia, në shtëpinë e tij  janë gjetur armë dhe municion dhe janë sekuestruar dëshmi tjera materiale që duhen për hetime të mëtutjeshme.

Me urdhër të prokurorit Peqani është ndaluar për 48 orë.

Në një kërkim në profilin e tij në “Facebook”, shihet se Burdushi kishte një jetë tejet luksoze.

Veshje firmato, pishina, e vende të shtrenjta, ishin ato që e përcollën ‘magjistarin nga’ Prizreni.

Më poshtë, disa foto:

Image
Image
 
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat