QKUK: Kjo është gjendja e ambasadores turke pas aksidentit

Aktuale

QKUK: Kjo është gjendja e ambasadores turke pas aksidentit

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 19:23
Kivilcim Kilic

Në aksidentin që ka ndodhur sonte rreth orës 17:00 në Mramor të Prishtinës, kanë humbur jetën tre persona dhe 4 të tjerë janë lënduar.

Në mesin e të lënduarve është edhe ambasadorja e Turqisë në Prishtinë,  Kivilcim Kilic dhe zyrtarë të tjerë të eskortës së ambasadores.

Zyrtarë nga QKUK kanë bërë të ditur se të lënduarit janë sjellë para 45 minutave në QKUK, ku në mesin e të lënduarve është edhe ambasadorja turke dhe disa zyrtarë tjerë të Ambasadës. Sipas tyre, gjendja e ambasadores dhe ekipit të saj nuk është në rrezik jetë, ndërsa nuk dihet ende se si është gjendja e të lënduarve tjerë, të civilëve që ishin përfshirë në aksident.

Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat