“Politikanët që kanë vizituar Burdushin”

Aktuale

“Politikanët që kanë vizituar Burdushin”

Nga: D.RR Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 20:17
Burdushi

Publicistja Kimete Berisha, në një opinion të saj ka shkruar rreth arrestimit të Hyzri Peçanit, i njohur si Burdushi, që ishte mjek popullore.

Berisha në shkrimin e saj me sarkazëm thotë se politikanët si Haradinaj, Thaçi, Pacolli etj, kishin vizituar Burdushin për çështje të ndryshme.

Pjesa e shkëputur nga shkrimi i saj, ndërsa shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU:

11. Rambo i veshur me jakne 'xhavollova kozha' ish shku veç deri para dyerve të Burdushit, m'i shkru 'Kosovës A', e kishin pa gjinja, por ish kthy mbrapsht pa hyrë brenda prej tutës mos po i ndodh më e keqja, e po i del fjala se është mysliman.

Një politikan i njohur për mua, i kish shkru 'Urës së Ibrit', kurse një ditë para se të shkonte Hashim Thaçi në Ujman një hoxhë i famshëm i kish fry liqenit.

12. Behgjet Pacolli e ka ftuar hoxhën t'i shkojë në shtëpi dhe t'ia parashikojë 'fatin Grandin', por kur hoxha i ka shkuar në shtëpi, pas bukës ia ka bë Pacollit analizat e shpirtit dhe nuk e ka 'marrë në dorë'. Ti, i ka thënë s'je për hoxhë, po mos ju ndajë 'bensedinit' (????).

Behgjet Pacolli e ka ofruar aeropanin e tij privat për ta vaditur Kosovën me ujin e liqenit të cilit i ka fry hoxha.

13. Vlen të përmendet sidomos 'Komiteti për padukshmëri', i udhëhequr nga Kadri Veseli, e i përkrahur edhe nga Ministria e Shëndetësisë. 
Falë armës së padukshme psikologjike të quajtur 'Pasqyra e thyer', disa 'armiq' të Kosovës kanë filluar të ankohen në dhimbje shpinde siç do të thoshin pejanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat