Veseli viziton të lënduarit në QKUK, shpreh keqardhje për viktimat

Aktuale

Veseli viziton të lënduarit në QKUK, shpreh keqardhje për viktimat

Nga: D.RR Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 20:45
Kadri Veseli, foto nga arkivi

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se ka qenë në vizitë në QKUK tek të lënduarit e aksidentit fatal që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Veseli shpreh keqardhje dhe ngushëllon familjarët e tre viktimave nga ky aksident.

“Me shumë keqardhje morra lajmin për vdekjen e tre personave në një aksident në rrugën Prishtinë - Gjilan. Ngushëllime familjarëve dhe miqve të atyre qe humben jetën, ndërkaq të lënduarve, në mesin e tyre edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilçim Kiliç, të cilët edhe i vizitova në Qendrën Emergjente, shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Veseli, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat