Beogradi kundërshton Limajn për kryesues të delegacionit, flet Zafir Berisha

Aktuale

Beogradi kundërshton Limajn për kryesues të delegacionit, flet Zafir Berisha

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 20:45
Fatmir Limaj dhe Zafir Berisha

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka komentuar kundërshtitë që Beogradi po i bën në raport me Fatmir Limajn si udhëheqës i palës nga Kosova të dialogut me Serbinë.

Berisha ka thënë se është pritje joreale, nëse ata do të deklaroheshin kundër, sepse, sipas tij, ata janë pasardhës të politikës gjenocidiale.

Berisha ka thënë se ndihet mirë që Qeveria ia ka besuar Limajt postin e kryenegociaotorit dhe se ai është në gjendje të përballët më këso sfida.

Berisha ka thënë se serbët e dinë mirë më kënd kanë punë prandaj po e kundërshtojnë.

“Limaj ka qenë njëri prej komandantëve të shquar të UÇK-së dhe lufta jonë dallon thellësisht nga lufta e tyre. Ne duhet me i injoru ata sepse ata kanë qenë vartës të Millosheviqit dhe Sheshelit”, ka thënë Berisha në ‘Tribuna Channel’.

Më tutje ai ka thënë se janë në pritje që këtij ekipi t’i bashkëngjiten edhe përfaqësues të opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat