Para nisjes në Dubai, Pacolli në Gjenevë lobon duke bindur edhe 28 vende anëtare të OKB-së të votojnë pro Kosovës në Interpol

Aktuale

Para nisjes në Dubai, Pacolli në Gjenevë lobon duke bindur edhe 28 vende anëtare të OKB-së të votojnë pro Kosovës në Interpol

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 21:33
Pamje nga intervista

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në bisede “Presheva Jonë” ka thënë se “me anëtarësimin e Kosovës  në Interpol, jo vetëm vendi ynë por edhe vendet fqinje dhe Ballkani do te jete me i sigurt meqë ky proces do të ketë një rol më të fuqishëm dhe më efektiv në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore..”

“Në Samitin ndërkombëtare të Crans Montanës në Zvicër, gjate këtij muaji që u mbajt në Gjenevë pata mundësinë të zhvilloj një numër të madh takimesh me përfaqësues të ndryshëm nga vendet e botës. Kryetema e takimeve të mija natyrisht ishte nevoja e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

U shpjegova arsyet e shumta pse është jashtëzakonisht e rëndësishme pranimi i vendit tonë në këtë organizatë. Arsyeja kryesore natyrisht është siguria, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar. Çdo ditë e më tepër po rritët mbështetja ndërkombëtare për këtë kauzë. Dhe besoj se Kosova ne sesionin te ardhshme te 87-të të radhës Asamblesë se përgjithshëm te Interpolit qe do te mbahet ne Dubai do te jete anëtare e re e Interpol-it.” ka thënë ne vazhdim shefi i diplomacisë Pacolli.

Image

Pacolli gjatë qëndrimit në Gjenevë ka zhvilluar një aktivitet të dendur politik dhe diplomatik duke takuar delegacione, ministra e kryeministrat duke bindur edhe 28 vende anëtare të OKB-së te votojnë më 20 nëntor pro anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se u është mirënjohës të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që kanë treguar mbështetje për aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në Interpol.

Sipas tij me anëtarësimin e Koasovës në Interpol, Kosova do të luajë një rol më të fuqishëm dhe më efektiv në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

“Jam mirënjohës ndaj të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që kanë treguar mbështetje për aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në Interpol. Duke u bërë anëtare e Interpolit, Kosova do të luajë një rol më të fuqishëm dhe më efektiv në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Anëtarësimi në Interpol do ta bëjë Kosovën shumë më të sigurt, do të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe do të sigurojë bashkëpunim më të mirë ndërkombëtar për Policinë e Kosovës”, ka deklaruar ne fund  Pacolli në Gjenevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat