Supremja shkel Gjykatën Kushtetuese në rastin Drenica 2

Aktuale

Supremja shkel Gjykatën Kushtetuese në rastin Drenica 2

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 21:37
Drenica 2

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, kështu thuhet në kapitullin e VIII-të të Kushtetutës së Republikës së Kosovës- Gjykata Kushtetuese përkatësisht në Nenin 116 pika 1.

Në emisionin “Udhëve” të transmetuar në RTK, thuhet se pavarësisht këtij fakti Gjykata Supreme tek rasti “Drenica 2” nuk përfilli aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. 5 muaj pas vendimit të gjykatës Kushtetuese, Gjykata Supreme e përbërë nga gjyqtarët Valdete Daka, Nesrin Lushta e Jelena Krivokapiq, nxorën një aktgjykim refuzues për rastin Drenica 2 në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lidhur më këtë rast ka folur edhe hartuesi i Kushtetusës prof. Arsim Bajrami, i cili ka thënë se Gjykatës Kushtetuese janë finale dhe të detyrueshme për tërë sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese në bazë të Kushtetutës së Kosovës janë përfundimtare të apelueshme dhe kanë efekt detyrues ndaj të gjitha organeve shtetërore të Republikës së Kosovës. Në rastin konkret vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka konstatuar se ka pas shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë të përcaktuar me nenin 31 të Kushtetutës së Kosovë dhe me nenin 6 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut dhe ky vendim i gjykatës është final dhe i detyrueshëm për tërë sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës, të cilat pas këtij vendimi duhet ta rishqyrtojnë komplet rastin se është aktivizu parimi i prezumicionit i pafajsisë dhe ky riparim i rastit duhet ët bëhet në të gjitha nivelet e gjykatave që e kanë trajtuar këtë rast fillimisht në Supreme, pastaj në themelore në mënyrë që palëve tu garantohen të drejtat e përcaktuara kushtetuese”, thotë Bajrami.

Madje sipas profesor Bajramit, Gjykata Supreme është dashur vetëm të merret me implementimin e vendimit të Kushtetuses.

Edhe ish-kryetari i Gjykatës Suprem, Fejzullah Hasani thotë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme, por që sipas tij rasti është dashtë të kthehet në pikën zero atje ku janë konstatuar shkeljet.

“Mirëpo ai është mendimi im unë nuk du ta komentoj as që kam të drejt të komentojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, se vendimi i GJK duhet zbatuar po mënyra se si e ka kthyer çështjen në Supreme mendoj se është e gabuar. Në situatën kur GJK ka konsideruar se në Gjykatën e Shkallës së parë janë cenuar standardet nga konventa formimi i trupit gjykues, nuk ka qenë në përputhje me ligjin dhe kjo ka rënë ndesh me parimin ose standardin e panashëm është dashur ta anulojë aktgjykimin e gjykatës supreme te apelit dhe atë të shkallës së parë dhe çështjen ta kthejë në gjykatën ku kanë ndodhur shkeljet për të cilën veç ka gjet GJK”, thotë Fejzullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat