Pacolli bashkëndjen dhimbje me familjarët e tri viktimave të aksidentit

Aktuale

Pacolli bashkëndjen dhimbje me familjarët e tri viktimave të aksidentit

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 22:47
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli ka shprehur keqardhje për tre qytetarët që kanë humbur jetën në aksidentin e sotëm, ndërsa të lënduarve u ka dëshiruar shërim sa më të shpejtë.

“Bashkëndjejë dhimbjen e madhe me familjarët dhe më të dashurit e tre qytetarëve të Kosovës, që humbën jetën në aksidentin tragjik, që ndodhi sot në rrugën Prishtinë-Gjilan.  Shpreh keqardhje të thellë, që nga ky aksident rrugor mori lëndime trupore edhe Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilçim Kiliç, dhe të lënduarve të tjerë, të cilëve u dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Pacolli në Facebook

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat