Detajet e fundit rreth gjendjes shëndetësore të ambasadores turke

Aktuale

Detajet e fundit rreth gjendjes shëndetësore të ambasadores turke

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 22:56
QKUK

Vendi është tronditur nga një aksident i ndodhur në orët e pasdites në fshatin Mramor. Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur tre persona. Derisa është lënduar edhe ambasadorja e Turqisë, Kivilcim Kiliç, e cila gjendet ende në QKUK për trajtim.

Pranë kilinikës Emergjente aktualisht janë duke qëndruar vetura diplomatike, polici. Kurse, sigurimi i QKUK’së e ka bllokuar tërë hyrjen në emergjencë.

Pak më herët për gjendjen e ambasadores turke ka folur deputeti turk Fikrim Damka, i cili edhe ka thënë se gjendja shëndetësores Kiliç është stabile.

"Gjendjen e ka stabile" tha para mediave Damka. 

E në një prononcim të me hershem, Avdush Bajgora shef i repartit të Emergjencës në QKUK ka thënë se ambasadorja ka marrë lëndime të renda.

"Ende gjendet ne spital dhe pritet qe ne vijim  t'i behet edhe një CT abdominale”, ka thënë për Bajgora.

Është mësuar se personat e vdekur në këtë aksident janë të familjes Shala; Agron Shala, 22 vjeç,  Arife Shala, 88 vjeç  dhe Elfete Rashiti, 65 vjeç.

Në gjendje kritike është edhe Osman Shala, 65 vjeç,  i lënduari tjetër nga ky aksident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat