Haziri ngushëllon familjen Shala, tre anëtarë të së cilës humben jetën në aksident

Aktuale

Haziri ngushëllon familjen Shala, tre anëtarë të së cilës humben jetën në aksident

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 23:37
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Shala nga Poneshi, pasi tre anëtarë të tyre humbën jetën tragjikisht pas aksidentit të orëve të mbrëmjes në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

“Me trishtim e mora lajmin nga mediat për humbjen e jetës së tre bashkëqytetarëve të mi nga Poneshi i Gjilanit në aksidentin që ndodhi në orët e mbrëmjes në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shala për humbjen e më të dashurve të tyre. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haziri dërguar familjes Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat