Pamje nga momenti kur Policia ia konfiskon armën ish-deputetit të Kosovës

Aktuale

Pamje nga momenti kur Policia ia konfiskon armën ish-deputetit të Kosovës

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 08:54
Pamje nga videoja

Rubrika “Policia” e emisionit “Drejtësia në Kosovë” këtë javë solli pamjet ekskluzive të konfiskimit të katër armëve pa leje në Prishtinë.

Mbrëmjen e 23 tetorit, Policia në disa pika kontrolli kishte arritur të konfiskonte katër armë në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë.

Nga katër armët e konfiskuara, njëra nga to i takonte edhe një ish-deputeti të Kuvendit të Kosovës nga Dukagjini.

Në veturën e parë policia konfiskon një armë e cila po mbahej në një qante dore nga vozitësi, në veturën e dytë siç mund të shihet edhe në pamje policia konfiskon një armë me 14 fishekë.

Në veturën e deputeti, policia ka arritur që ta konfiskojë një armë për të cilën deputeti e kishte me leje të skaduar të posedimit.

Dhe në veturën e katërt policia konfiskoi një armë tjetër me gjashtë fishekë.

Pamjet ekskluzive të shfaqura në Rubrikën “Policia” tregojnë edhe momentin e arrestimit të të dyshuarve për armëmbajtje pa leje deri sa shoqërohen në stacionin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat