Berisha kërkon nga Wrzesnewskyj ta mbështes Kosovën

Aktuale

Berisha kërkon nga Wrzesnewskyj ta mbështes Kosovën

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 10:46
Rrustem Berisha dhe Borys Wrzesnewskyj

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifaks të Kanadasë, është takuar me kryetarin e Grupit Parlamentar Kanada-Asamble Parlamentare e NATO-së, Borys Wrzesnewskyj, me të cilin ka diskutuar për mbështetjen e Kanadasë në proceset nëpër të cilat po kalon FSK-ja dhe Kosova.

Ministri Berisha e falënderoi mikun kanadez për mbështetjen e tij që po i jep Kosovës në cilësinë e nën-kryetarit të Grupit Parlamentar Kanada-Kosovë.

Sipas një komunikate të MFSK-së, të bashkëbiseduesit  u dakorduan për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat