Ambasadorja Kiliç mbetet nën kujdesin intensiv

Aktuale

Ambasadorja Kiliç mbetet nën kujdesin intensiv

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 12:34
Kivilicim Kiliç

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilicim Kiliç, vazhdon të jetë nën kujdesin intensiv në QKUK pas aksidentit të mbrëmshëm në komunikacion.

Këtë e konfirmoi mjeku, Agron Çitaku, i cili mbrëmë e kishte trajtuar ambasadoren.

“Unë e kam pranuar dje rastin dhe e kam mbikëqyrë gjendjen, pastaj ka ardhur ndërrimi tjetër. Momentalisht nuk kam informacione pasi që ambasadorja gjendet nën kujdesin intensiv e jo në urgjencë”, deklaroi ai.

Si pasojë e aksidentit ku ishte e përfshirë edhe Kiliç, humbën jetën katër persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat