Haradinaj: Qeveria do ta ndihmojë financiarisht familjen Shala nga Poneshi i Gjilanit

Aktuale

Haradinaj: Qeveria do ta ndihmojë financiarisht familjen Shala nga Poneshi i Gjilanit

Nga: D.RR Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 16:02
Kryeministri Haradinaj me një delegacion ka qenë sot për ngushëllime te familja Shala nga Poneshi i Gjilanit

Kryeministri Haradinaj me një delegacion ka qenë sot për ngushëllime te familja Shala nga Poneshi i Gjilanit, ku nga kjo familje humbën jetën disa anëtar në aksidentin e mbrëmshëm në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Haradinaj njoftoi se Qeveria e vendit, edhe përmes ndihmës financiare, do t’u qëndrojë afër në këtë humbje të madhe.

“Familjes Shala nga Poneshi i Gjilanit, e cila nga aksidenti i djeshëm humbi katër familjarë, i shpreha ngushëllimet më të thella, në emër të Qeverisë dhe tërë popullit të Kosovës. Qeveria e vendit, edhe përmes ndihmës financiare, do t’u qëndrojë afër në këtë humbje të madhe”, ka shkruar Haradinaj, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat