Grafitet Vladimir Thaçi dhe Hashim Putin

Aktuale

Grafitet Vladimir Thaçi dhe Hashim Putin

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 17:55
Grafitet Vladimir Thaçi dhe Hashim Putin

Debati për takimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë që në vende të ndryshe të Prishtinës të vendosen edhe grafitë të ndryshme.

Një i tillë është vendosur në hyrje të qytetit me ç’rast presidentit Hashim Thaçi, ia kanë ndërruar mbiemrin duke e quajtur Putin, ndërsa, presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ia kanë shkruar mbiemrin Thaçi.

Po ashtu, grafitë është vendosur edhe te Qendra Studentore dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Ende nuk dihet se kush i ka vendosur këto grafitë.

Ditë më parë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin nga i cili ka marrë përkrahjen për arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat