Milaim Zeka tregon informacionet se kush e shkaktoi aksidentin e mbrëmshëm

Aktuale

Milaim Zeka tregon informacionet se kush e shkaktoi aksidentin e mbrëmshëm

Nga: D.RR Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 18:40
Pamje nga aksidenti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka shkruan në Facebook se ka informacione që shoferët e eskortës së ambasadores turke e kanë shkaktuar aksidentin.

Mirëpo, ai bën thirrje që të ketë një hetim dhe vendim të drejtë nga prokuroria dhe policia, pasi thotë se ka informacione brenda policisë, të cilët dëshmojnë se të “fortët” i devijojnë hetimet, i prishin provat dhe i shkatërrojnë dëshmitë.

Image

Postimi i plotë:

Policia nuk duhet t’ i rivras te vdekurit

Nje tragjedi ka ndodhur ne fshatin Mramos. Kater te vdekur. Eskorta e ambasadores turke e perfeshire ne kete vrasje. Kam informacione se shoferet e ambasades e kane shkaktuar kete tragjedi. Policia dhe prokuroria duhet ta thone te verteten.

Pse po e them kete? Sepse kam informacione nga brenda policise, te cilet e deshmojne se te fortet e policise dhe prokurorise i devijojne hetime, i prishin provat dhe i shkaterrojne deshmite.

Kur e ndalem njehere gruan e te fortit Nazim Sahiti, e cila ishte perfshi ne nje akcident, erdhi ai vete dhe na kercenoi qe te mos benin raport. Kur kryeinspektori i AKI-se shkaktoi akcident ne rrugen Prishtine - Fushe Kosove, ku pati nje te lenduar, personi na iku nga vendi i ngjarjes dhe na urdheruan te mos bejme raport. Djali i Shpend Maxhunit eshte ndaluar edhe dy here ne tetorin e vitit te kaluar, po na kane urdheruar te mos bejme raport.
Te rruga per Gjilan, ne hyreje te Albi Mall, nje person, 170 km ne ore, pa patent shoferi, pa regjistrim te makines, akcidenton rend personat E.Q, D.Z., R.Z, E.Z, A.V, te gjithe perfundojne ne spital, policia e nxjerre te pafajshem personin ne fjale...

Mbi bazen e ketyre fakteve, i beje thirreje organeve te drejtesise qe ta trajtojne me profesionalizem kete tragjedi dhe te mos ndikohen nga askush. Nese eskorta e ambasadores ka shkaktuar kete tragjedi, ajo mbane pergjegjesi morale, ndersa penalisht, per vraseje te rende, duhet te ndiqen drejtuesit e automjteve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat