Albin Kurti para serbëve: Veselinoviç dhe Radojiçiq janë kriminelë që ndëshkojnë me urdhra të Beogradit

Aktuale

Albin Kurti para serbëve: Veselinoviç dhe Radojiçiq janë kriminelë që ndëshkojnë me urdhra të Beogradit

Nga: D.RR Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 11:18
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë për media serbe ka deklaruar para tyre se Kosova nuk po mundet ta kontrollojë Mitrovicën veriore, por se atë po e kontrollojnë struktura paralele të Serbisë.

“Veriu i Kosovës është shndërruar në mishërim të paligjësisë. Ajo pjesë nuk është nën kontrollin e pushtetit të Kosovës, por atje qeverisin strukturat paralele, të cilat janë nën kontrollin e Serbisë”, ka thënë Kurti, përcjell "Bota sot".

Para medias serbe, Kurti i ka quajtur kriminel dhe banditë Veselinoviqin dhe Radojiçiqin,  të cilët janë nën urdhrat e qeverisë serbe, për t’i ndëshkuar serbët e padëgjueshëm lokal në Mitrovicë.

"Në veri veprojnë kriminelët sikur bandat e Veselinoviqit dhe Radojçiqit, nëpërmjet të cilëve pushteti serb ndëshkon çdo padëgjueshmëri të serbëve lokalë, derisa pushteti kosovar negocion me ta për potezat e Listës Serbe, e cila është në koalicionin qeverisës në Kosovë", është shprehur Kurti, transmeton "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat