Salihaj për Thaçin: Armiku dhe shkatërruesi më i madh i shtetësisë së Kosovës

Aktuale

Salihaj për Thaçin: Armiku dhe shkatërruesi më i madh i shtetësisë së Kosovës

Nga: A.M. Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 11:42
Adem Salihaj dhe Hashim Thaçi

Ish deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ka thënë se stopimi i liberalizimit të vizave lidhet drejtpërdrejt me veprimet e presidentit të Kosovës HashimThaçit.

Përmes një postimi në Facebook, Salihaj ka shkruar se pas tij qëndrojnë kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, të cilët bëjnë vetëm deklarata demagogjike boshe dhe asnjë veprim konkret.

Postimi i plotë:

Në kohën kur në çdo moment pritej që të merret vendimi për liberalizimin e vizave, ky proces papritmas u stopua. Stopimi i liberalizimit të vizave lidhet drejpërdrejt me veprimet e Thaçit për kontestimin e kufinjëve të Kosovës, për ridefinimmin e kufinjëve të saj e për gjoja shkëmbim territoresh, që, në fakt, ka të bëjë me ndarjen dhe copëtimin e saj. E gjithë kjo e ka domethënjen se Kosova edhe vetë nuk është e definuar si shtet,sepse s'i ka të përcaktuar kufinjtë saj. Si pasojë e gjithë kësaj, Bashkimi Europian nuk kishte pse ta bënte liberalizimin e vizave për një vend apo territor ,të cilin vetë presidenti i tij nuk e konsideron shtet dhe nuk i njeh kufinjtë e tij.

Nga e gjithë kjo del se Thaçi ka qenë dhe mbetet armiku dhe shkatërruesi më i madh i shtetësisë së Kosovës. Por, për fat të keq, pas tij, me veprimet e tyre, qëndrojne edhe Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli, të cilët bëjnë vetëm deklarata demagogjike boshe dhe asnjë veprim konkret, duke ia mundësuar kështu Thaçit që ta çojë deri në fund punën e tij djallëzore për shkatërrimin e shteit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat