Cuoci dhe Rees flasin për rolin e KFOR-it në sigurimin e stabilitetit në rajon

Aktuale

Cuoci dhe Rees flasin për rolin e KFOR-it në sigurimin e stabilitetit në rajon

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 15:25
Raymond Rees dhe Salvatore Cuoci

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Ushtrisë, Raymond Rees, u takua me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major, Salvatore Cuoci në Kampin Bondsteel, ku kanë diskutuar për gjendjen e përgjithshme në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Sipas KFOR-it, ata shfrytëzuan rastin të theksojnë rolin e KFOR-it në sigurimin e stabilitetit në rajon, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm në mbështetjen e zhvillimit të një Kosove të qëndrueshme dhe paqësore.

Komandanti i KFOR-it përsëriti gjithashtu vlerësimin e tij për punën e rëndësishme që ushtarët amerikanë po bëjnë në vazhdimësi për të mbështetur mandatin e KFOR-it me profesionalizëm dhe besnikëri të lartë.

Përndryshe, SHBA është kontribuuesi më i madh në KFOR që ofron staf dhe pasuri në të gjitha nivelet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat