Koalicioni parazgjedhor LDK-LVV i domosdoshëm, ky duhet me qenë kryeministër

Aktuale

Koalicioni parazgjedhor LDK-LVV i domosdoshëm, ky duhet me qenë kryeministër

Nga: N.Sh Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 08:32
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Profesor Dr. Binak Maxharraj thotë së një koalicion parazgjedhor LDK-LVV është i domosdoshëm.

Ai thotë se për ta çuar PDK-në në shtëpi duhet një koalicion i tillë, i cili do ta kishte një fuqi sikurse dikur PDK-ja me partitë e saj.

Maxharraj ka edhe nj propozim që pas këtij koalicioni, kur zgjedhjet të përfundojnë, të shikohet në kuadër të këtij koalicioni se kush ka vota më shumë për ta udhëheq Kosovën me kryeministër.

Ja shkrimi i plotë:

KOALICIONI PARAZGJEDHOR I DOMOSDOSHËM MIDIS LDK DHE LVV?!.

Është koha që PDK-ja tashme e demoduar, e korruptuar te hiqt nga shteti, bile te shkojë edhe në histori, sepse e kanë ba prrallë vehten por me shum shtetin.

NJë gjë te till do ta mundësonte një koalicion parazgjedhor të opozitës midis LDK dhe LVV më ç'rsat ky koalicion do ta kishte, do ta fitonte fuqin qe PDK me partite e saj gjugje, shkurtabiqa ta njxerr jashtë loje sepse jane komprimitue aq shumë sa qe kohet e fundit as vehten spo e njohin.

Një koalicion te fuqishëm te opozites midis LDK dhe LVV e paralajmeroi si te mundshem edhe Aktivistja e LVV Albulena Haxhiu por tha me një kushtë qe LVV ta marrë pozitën e Kryeministrit.

Por mendoj se nuk duhet vu kushte parazgjedhore nese e kanë seriozisht marrjen e pushtetit nga PDK dhe ta qojë ate ne opozitë.

Unë kamë një propozim: Le te bahet koalicioni parazgjedhor midis LVV dhe LDK, dhe pasiqe te shpallen zgjedhjet, nese ky koalicion fiton, atehre të shikohet qe ne kuadër te këtij koalicioni kush ka fitu më shumë vota lë ti takoje edhe Kryeministri.

E qarte,korrekte dhe e ndershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat