Edhe sa hektarë tokë duhet mi dhanë në këmbim të vizave?

Aktuale

Edhe sa hektarë tokë duhet mi dhanë në këmbim të vizave?

Nga: N.Sh Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 08:45
Ilustrim

Pas demarkacionit me Malin e Zi, ku Kosova humbi 8200 hektarë tokë, në këmbim për lëvizjen e lirë në shtetet e evropiane, përsëri nuk është bërë liberalizimi për Kosovën dhe qytetarët e saj.

E për këtë liberalizim, prof. Dr. Binak Maxharraj, pyet se edhe sa hektarë tokë është marrë vesh presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për me i dhanë në këmbim të vizave.

Megjithatë, sipas tij kjo tashmë është njëjtë, si me viza, si pa viza Kosova mbeti thatë potencon Maxharraj.

Profesori tutje shton se, Kosova është i vetmi shtet në botë që luftën e fiton por në paqe humb.

VIZAT N'PAZAR.

Jemi i vetmi shtet në botë që po i blejmë vizat. Njëherë i dhamë 82 mijë hektar tokë. Vizat s'po vijnë. Na thanë duhet hala me dhanë. Ku me dihet edhe për sa hektar tjerë është marrë vesh Hashim Thaçi qe duhet me i dhanë për me ardhë vizat. Po njësoi si erdhën si nuk erdhën Kosova edhe ashtu gati se u shprazë.

Pra jemi i vetmi shtet ne botë qe në luftë po fitojmë, por po humbim në paqe”, shkruan Maxharraj në Facebook transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat