Haki Abazi zbulon shumë arsye për Interpolin, dhe kush duhet të jap dorëheqje

Aktuale

Haki Abazi zbulon shumë arsye për Interpolin, dhe kush duhet të jap dorëheqje

Nga: N.Sh Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 11:00
Haki Abazi

Analisti politik Haki Abazi, thotë se, pas dështimit të Kosovës për tu bërë anëtare e Interpolit, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli duhet me dhënë dorëheqje menjëherë, Qeveria duhet të largohet pas këtij dështimi edhe për liberalizim të vizave, kurse presidenti Hashim Thaçi, thotë se është fajtori për dështimet e Kosovës dhe për dialogun mashtrues.

Abazi thekson se Serbia është e interesuar që në Kosovë të lulëzoj krimi i organizuar dhe korrupsioni që Kosova të mos bëhet një shtet i fort si dhe të udhëhiqet nga njerëzit që kanë probleme me ligjin, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, kjo është arsyeja që Serbia po lobon kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

“Anëtarësimi i Kosovës në Interpol dhe pastrimi i skenës politike nga korrupsioni krimi e rrezikon seriozisht klasën politike, policore e ushtarake të Serbisë. Pranimi i Kosovës në Interpol është fillimi i demokratizimit dhe pastrimit të Serbisë si pasoje dhe gjetjes së kriminelëve të luftës”, shkruan Abazi.

Ja shkrimi i plotë:

Pacolli duhet dhënë dorëheqje menjëherë,

Qeveria duhet të largohet pas dështimit të liberalizmit te vizave dhe anëtarësimit në Interpol.

Thaçi është fajtori për dështimet e Kosovës dhe për dialogun mashtrues.

Krimi i organizuar dhe rrjetet kriminale të trafikimit me njerëz dhe mjete narkotike, janë problem globale dhe duhet luftuar me mekanizma global.

Serbia është e interesuar që në Kosove të lulëzojë krimi dhe korrupsioni që Kosova të mos behet shtet i forte kurrë dhe të jeta i udhëhequr nga njerëz që kanë probleme me ligjin. Kjo është arsyeja pse po lobon kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Anëtarësimi i Kosovës në Interpol dhe pastrimi i skenës politike nga korrupsioni krimi e rrezikon seriozisht klasën politike, policore e ushtarake të Serbisë. Pranimi i Kosovës në Interpol është fillimi i demokratizimit dhe pastrimit të Serbisë si pasoje dhe gjetjes së kriminelëve të luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat