Abdixhiku: Me diplomaci të korridoreve dhe ekipe tallava, s’ka se si të përfundojë ndryshe

Aktuale

Abdixhiku: Me diplomaci të korridoreve dhe ekipe tallava, s’ka se si të përfundojë ndryshe

Nga: G.B Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 11:00
Lumir Abdixhiku

Deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas dështimit të Kosovës për tu pranuar në Interpol.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ky dështim është një hap prapa për Kosovën dhe sërish asnjë përgjegjësi, përcjell Bota sot.

“Me diplomaci të korridoreve, me ekipe tallava, e me kontestim vullnetar të shtetësisë sonë s’ka se si të përfundojë ndryshe”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Pa Interpol.
Pa liberalizim.
Pa rrjet energjetik.

Një tjetër ditë një tjetër dështim; një tjetër hap prapa për Republikën. Sërish asnjë përgjegjësi. Me diplomaci të koridoreve, me ekipe tallava, e me kontestim vullnetar të shtetësisë sonë s’ka se si të përfundojë ndryshe. Të paditurit e sollën Kosovën në pikën më të ulët të saj që nga shpallja e pavarësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat