Vjosa Osmani tregon arsyet e dështimit të anëtarësimit në Interpol

Aktuale

Vjosa Osmani tregon arsyet e dështimit të anëtarësimit në Interpol

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 13:20
Vjosa Osmani

Deputetja e Parlamentit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, mospranimin e Kosovës në Interpol e ka quajtur lajm tepër të keq, duke thënë se shkak për dështimin e anëtarësimit në këtë organizatë ndërkombëtare është aventura e rrezikshme e ndryshimit të kufijve.

Ajo derisa ka qëndruar sot për pak çaste afër urës së Ibrit në Mitrovicë, ka bërë të ditur se nuk duhet lejuar që politika e jashtme kosovare të jetë e çakorduar duke pasur në një anë një president, i cili lobon për dështimin e projektit të shtetit të pavarur dhe sovran që konteston kufijtë e tij, dhe në anën tjetër njerëz tjerë të cilët kërkojnë vota për pro anëtarësim në Interpol.

“Është një lajm tepër i keq për shtetësinë e Kosovës, por megjithatë duhet të jetë moment i këndelljes për politikën kosovare, sepse nuk duhet të lejojmë që politika e jashtme të jetë e çakorduar dhe ta kemi në një anë një president, i cili lobon për dështimin e projektit të shtetit të pavarur dhe Sovran, duke kontestuar kufijtë e tij, dhe në anën tjetër të kemi njerëz tjerë të cilët kërkojnë vota për pro anëtarësim në organizatën ndërkombëtare. Nëse është diçka që e ka dështuar projektin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol, është aventura e rrezikshme e ndryshimit të kufijve, e cila e ka vënë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës dhe ka shtyrë shumë shtete të abstenojnë, të mos marrin pjesë në votim apo të votojnë kundër, pasi po e presin përfundimin e procesit të dialogut”, ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat