MPJ reagon për INTEPROL, përmend shantazh dhe korruptim nga Serbia

Aktuale

MPJ reagon për INTEPROL, përmend shantazh dhe korruptim nga Serbia

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 13:43
Behgjet Pacolli

Ministria e Punëve të Jashtme ka shprehur shqetësimin e thellë për mos anëtarësim në Interpol dhe për qasjen shantazhuese të shtetit serb karshi zyrtarëve të Interpol-it dhe disa delegacioneve të vendeve afrikane.

MPJ përmes një kumtese për media ka dënuar “mësymjen e zyrtarëve të delegacionit të Serbisë në tentativën e tyre të korruptimit përmes mitos për disa nga zyrtarët pjesëmarrës të vendeve anëtare në Interpol”.

“Anëtarësimi në Interpol ka qenë proces i përmbushjes së kritereve teknike dhe profesionale, të cilin struktura drejtuese dhe menaxheriale e Interpolit e ka vlerësuar pozitivisht, por Serbia dhe disa nga shtetet me të cilat ajo qëndron në raport të ngushtë, e politizuan.Republika e Kosovës falënderon të gjitha shtetet, që votuan pro anëtarësimit dhe do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me vendet aleate, SHBA-të dhe BE-në. Kosova nuk do të ndalojë së rrugëtuari në procese ndërkombëtare në të gjitha fushat”, thuhet në kumtesë.

Kosovës nuk i mjaftuan dy raunde që të sigurojë mbështetje për anëtarësim në organizatën e bashkëpunimit policor, Interpol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat