Deputeti i LDK-së merr kërcënime nga Gllogjani

Aktuale

Deputeti i LDK-së merr kërcënime nga Gllogjani

Nga: D.RR Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 15:02
Haxhi Avdyli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli, ka marrë kërcënime në rrjetin e tij social Facebook.

Në mesazhin kërcënues shkruan: “O bir kur*e, kur ta përmendesh Gllogjanin, ke kujdes o UDBLDK”, përcjellë “Bota sot”.

Avdyli e quan personin që e ka kërcënuar si një “mbeturinë enveriste”, që i ka penguar deklarata e tij se politika lobuese e kësaj qeverie fillon në Gllogjan e mbaron në Komoran.

Postimi i plotë:

Kësaj mbeturine Enveriste, i paska penguar që deklarova që politika lobuese e kësaj Qeverie fillon në Gllogjan e mbaron në Komoran. Pas kërcënimeve e sharjeve që morra në Messenger më duhet të ndërroj mendimin që politika lobuese e kësaj Qeverie fillon në Gllogjan e vazhdon pak më tutje Komoranit deri në Hajvali, në ato drekat me shërbëtore Tajlandeze.????.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat