Dialogu po e bën Serbinë më shumë agresive ndaj Kosovës

Aktuale

Dialogu po e bën Serbinë më shumë agresive ndaj Kosovës

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Partia Socialdemokrate shpreh zhgënjimin e saj për mos mbështetjen e mjaftueshme të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Interpol, sot në Dubai.

Kjo parti në një deklaratë për media thekson se bllokimi i Kosovës për anëtarësim në Interpol i shërben fuqizimit të krimit dhe përkeqëson sigurinë rajonale e globale.

“Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Interpol është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm. Atë nuk mund ta ndalin "fitoret e Pirros" të Qeverisë së Serbisë. 

Fushata agresive e Qeverisë së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol dëshmon dështimin e dialogut të deritanishëm midis Kosovës dhe Serbisë”, thekson PSD.

Sipas kësaj partie, mos anëtarësimi në Interpol duhet të shërbejë si leksion për pushtetin, që të bashkërendohet me opozitën, për ta rikonfiguruar sa më parë dialogun me Serbinë.

“Dialogu i drejtuar nga presidenti Thaçi po e bën Serbinë çdo ditë e më shumë agresive kundrejt Kosovës”, konsideron PSD.

Partia Socialdemokrate kërkon përgjegjësi dhe llogaridhënie politike e profesionale, nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë së Jashtme të Kosovës, lidhur me dështimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat