Veseli me eurodeputetë: Çdo vonesë për heqjen e vizave është e pa arsyeshme

Aktuale

Veseli me eurodeputetë: Çdo vonesë për heqjen e vizave është e pa arsyeshme

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 16:26
?Veseli me eurodeputetë: Çdo vonesë për heqjen e vizave është e pa arsyeshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot në Bruksel disa eurodeputetë nga forca të ndryshme politike, me të cilët ka diskutuar për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës brenda këtij viti.

Në takim me eurodeputetët Eduard Kukan, Tonino Picula, Andrey Kovatchev dhe Dubravska Suica, kryeparlamentari Veseli i ka falënderuar për votimin në Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Eurodeputetët dhe kryeparlamentari Veseli u shprehën optimistë se vendimi për datën e heqjes së vizave do të merret së shpejti. Në këtë takim, kryeparlamentari Veseli dhe eurodeputetët u pajtuan se vonesat në marrjen e vendimit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës brenda këtij viti janë të paarsyeshme dhe të dëmshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat