Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali, pohon se, iniciativa për hetimin e SHIK-ut, nuk mund të jetë serioze derisa ish shefi i saj të jetë njeri kryesor i Kuvendit, si dhe shumë oficerë të lartë të ish-SHIK-ut të jenë deputetë.
Tali pohon se, për të hetuar SHIK-un duhet që shteti me qenë më i fuqishëm sesa kjo organizatë apo cila do që hetohet, e kjo sipas tij, është problem, pasi njerëzit kyç të SHIK-ut udhëheqin shtetin.
“Për ta hetuar SHIK-un, apo cilën do organizatë institucionale i cili e heton duhet të jetë më i fuqishëm sesa organizata e cila hetohet, në këtë rast, shteti është i pafuqishëm, aq më pak Kuvendi për ta hetuar SHIK-un, sepse njerëzit kyç të SHIK udhëheqin me shtetit. Pra edhe nëse hetohet ajo nuk do të jetë serioze. Për të mos thënë pastaj edhe shantazhet të cilat mund të ia bëjnë me dyshime të bazuara personave të caktuar të cilët e dimë se kanë krijuar pasuri enorme nga asgjë, flas për ata që nuk janë kanë në SHIK, por që i takojnë partive të tjera kundërshtare. Prandaj iniciativa për ta hetuar SHIK-un, në këto rrethana do të dështojë ose do të bëhet një sa për sy e faqe”, thotë Driton Tali për gazetën “Bota sot”.