AP raporton për dështimin e Kosovës në INTERPOL: E penguan Serbia dhe Rusia

Aktuale

AP raporton për dështimin e Kosovës në INTERPOL: E penguan Serbia dhe Rusia

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 21:28
INTERPOL

"Me mbështetjen e aleatit të saj Rusisë, Serbia loboi kundër hyrjes së Kosovës në Interpol. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës në vitin 2008", thotë një agjenci amerikane.

“Associated Press” raportoi se Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it refuzoi kërkesën e Kosovës për t’u bërë anëtare e kësaj organizate ndërkombëtare të policisë.

Agjencia vlerëson se kjo ishte një goditje ndaj përpjekjeve të Prishtinës për të përshpejtuar njohjet e shtetësisë së Kosovës.

“Rënia nga kjo përpjekje do të thotë një dështim i rëndësishëm për Kosovën – që është marrë. Kosova do të mund të kish kërkuar ‘urdhër arrest’ nga INTERPOL për arrestimin e zyrtarëve apo personave serbë që autoritetet e Kosovës konsiderojnë se kryen krime lufte”, thotë agjencisë amerikane

AP kujton se Kosova e kishte të nevojshme sigurimin e dy të tretave të votave në mënyrë që të pranohet në anëtarësimin e plotë në INTERPOL, dhe gjithashtu tregon se në organizatë janë pranuar  Kiribati dhe Vanuatu, duke e çuar numrin e anëtarëve të saj në 194.

INTERPOL, thekson AP, njoftoi menjëherë rezultatet e votimit të delegatëve të shumicës së 192 shteteve anëtare të asaj organizate.

Agjencia e SHBA është, në raport për Beogradin, ka deklaruar se Serbia, me ndihmën e aleatëve Rusisë, ka lobuar kundër hyrjes së Kosovës në INTERPOL.

Gjithashtu kjo agjenci citon ministrin e Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, i cili në Tëitter ka deklaruar fitoren në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it.

Ndërsa Qeveria e Kosovës, thotë AP, e ka konfirmuar se sot humbi votën për INTERPOL, në Dubai.

“Me mbështetjen e aleatit të saj Rusisë, Serbia loboi kundër hyrjes së Kosovës në Interpol. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës në vitin 2008”, thotë një agjenci amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat