Haxhi Shala: Pacolli të japë dorëheqje ende pa zbritur nga aeroplani i tij

Aktuale

Haxhi Shala: Pacolli të japë dorëheqje ende pa zbritur nga aeroplani i tij

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 23:43
Haxhi Shala

Deputeti i NISMA Socialdemokrate në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Shala ka thënë se politika e jashtme e Kosovës ka dështuar me lobim, pasi sipas tij,  është e qartë që Daçiqi ka dalë më mirë me lobim.

Shala tha se si shtet Kosova duhet të krenohet me punën që ka bërë, por dikush nga politika e jashtme duhet të japë përgjegjësi.

“Ana e profesionale e ekipit profesional, e krijuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës dhe dikasteret tjerë, e kanë kryer punën shumë mirë. Si shtet ne duhet të krenohemi edhe me policinë edhe me këtë ekipin e krijuar”, tha ai.

Deputeti i koalicionit qeveritar ka thënë se politika e jashtme nuk duhet më të udhëhiqet nga biznesmenët.

“Politika e jashtme ka dështuar. Dikush duhet të japë përgjegjësi…Pacolli duhet të japë dorëheqje morale ende pa zbritur nga aeroplani i tij privat. Për mendimin tim, nëse ka dorëheqje morale ai [Pacolli] duhet të ofrojë dorëheqjen”.

Shala ka thënë se Pacolli nuk e ka vendin në diplomaci dhe nuk është as në kohën e duhur për të drejtuar këtë dikaster.

“Ai nuk është njeriu i duhur në kohën e duhur. Z. Pacolli nuk mund të udhëheq politikën e jashtme”, tha ndër të tjera deputeti Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat