Edita Tahiri e zbulon se kur Kosova do të anëtarësohet në Interpol

Aktuale

Edita Tahiri e zbulon se kur Kosova do të anëtarësohet në Interpol

Nga: N.H Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 10:33
Edita Tahiri

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se Interpoli dështoi duke lejuar të triumfoj politika e krimit e sponsorizuar nga Serbia.

Sipas saj, Kosova do të bëhet anëtare e Interpolit, mirëpo kjo kërkon ndryshime në politikbërje nga diplomacia e Kosovës.

“Interpoli dështoi duke lejuar te triumfoj politika e krimit e sponsorizuar nga Serbia... Kosova do te behet anëtare e Interpolit, mirëpo kjo kërkon ndryshime në politikbërje nga diplomacia e Kosovës”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndryshe, kujtojmë se Kosova ka dështuar dje të anëtarësohet në INTERPOL, pas dy raunde votimi që janë zhvilluar në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate. Si në raundin e parë, ashtu dhe në atë të dytë, Kosova nuk arriti të merrte 2/3-at e votave të nevojshme për anëtarësim, përfshi abstenimet.

Në raundin e parë votuan 156 vende, prej të cilave 76 pro, 22 abstenime dhe 56 kundër. Ndërsa në të dytin 68 pro, 51 kundër dhe 16 abstenime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat