Gjermania i ndan Kosovës 60 milionë euro për energji, arsim dhe ambient

Aktuale

Gjermania i ndan Kosovës 60 milionë euro për energji, arsim dhe ambient

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 10:40
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes

(E plotësuar) - Mbi 60 milionë euro ka përfituar Kosova me nënshkrimin e Protokollit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, për bashkëpunim teknik dhe financiar për vitet 2018-2019. Këto mjete financiare do të shkojnë kryesisht në fushën e energjisë, ambientit, arsimit dhe sektorit privat.

Me rastin e nënshkrimit, ministri i Financave Bedri Hamza, ka thënë se është nder për të që  nënshkruan këtë marrëveshje e cila i siguron Kosovës mbi 60 milionë euro financim.

Hamza: Sot marrëveshja ka peshën prej mbi 60 milionë euro financim

“Gjermania është njëri ndër donatorëve më të mëdhenj në Kosovë, deri para disa dite kam thënë që ka financuar dhe ka investuar në Kosovë, duke përjashtuar kontributin në KFOR, mbi 600 milionë euro. Tash me këtë marrëveshje po them se ju kemi ofruar 700 milionë euro. Sot marrëveshja ka peshën prej mbi 60 milionë euro financim, ku do të përfitojnë sektorët e energjisë, ambientit, arsimit, sektorit privat. Definitivisht top prioritetet dhe nevojat e Kosovës”, tha Hamza.

 Kurse, udhëheqësi i delegacionit të Qeverisë Gjermane Dirk Schattschneider, është shprehur se shteti Gjerman do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe qytetarët e saj për një jetë më të mirë.

Schattschneider: Mbështesim Kosovën në krijimin e perspektivës për popullatën

“Këto përkushtime do të zbatohen në projekte nëpër tri fusha të prioritetit dhe në fushat prioritare janë demokracia, është shoqëria civile dhe administrata publike. Është një qëllim gjerman që të mbështes proceset integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian, përmes mbështetjes së institucioneve efektive dhe llogaridhënëse, sikurse edhe zbatimi i sundimit të ligjit. Shumë është arritur në këto fusha, por ende ka për të bërë gjëra të tjera. Fusha e dytë, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. Ne mbështesim Kosovën në krijimin e perspektivës për popullatën e veçanërisht të rinjtë. Këtu vetëm për t’iu ofruar një shembull ne do të bëjmë më shumë edhe në fushën e edukimit vokacional dhe trajnimeve. Në fushën e tretë, ne mbështesim efiçien cën e energjisë, energjinë e ripërtëritshme dhe furnizim të besueshëm me energji. Po ashtu, edhe furnizimet me ujë dhe trajtimit të duhur të ujërave të zeza”, tha ai.

Schattschneider ka përmendur edhe parkun e inovacionit kosovar-gjerman në Prizren, ku ai tha se dëshirojnë ta bëjnë një njësi të punësimit dhe inovacionit në Kosovë.

Image

Nënshkruhet protokolli që i sjell Kosovës 60 milionë euro

Është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të protokollit ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Gjermanisë, përmes së cilit Gjermania do të japë 60 milionë euro për Kosovën.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se është nder që nënshkruan këtë marrëveshje.

"Është nder për mua që nënshkruaj këtë marrëveshje. Gjermania është një prej donatorëve me të mëdhenj në Kosovë, tash me ketë marrëveshje ju kemi ofruar shumës së 700 milion eurove", tha ai.

Udhëheqësi i Delegacionit të Qeverisë Gjermane Dirk Schattschneider, ka treguar edhe një herë mbështetjen e tyre për Kosovën.

"Fusha e dytë zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. Ne e mbështesim Kosovën, ne do të bëjmë më shumë edhe në fushën e trajnimeve. Në fushën e tretë ne mbështesim energjinë e ripërtëritshme. Kjo shërben për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve", tha ai.

Schattschneider po ashtu ka uruar Kosovën në fitoren e mbrëmshme të futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat