Albulena Haxhiu ka një pyetje për Hashim Thaçin

Aktuale

Albulena Haxhiu ka një pyetje për Hashim Thaçin

Nga: N.H Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 12:59
Hashim Thaçi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, kujton  se si javën e kaluar presidenti Thaçi kishte takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë dhe nga ky takim ishte përmendur edhe përkrahja e këtij shteti për anëtarësim e Kosovës në Interpol.

Ndërsa, me tej Haxhiu tregon se dje pikërisht ishte Hungaria që abstenoi për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Në fund të postimit, Haxhiu pyet se çka i ka thënë Presidenti Thaçi, Ministrit të Punëve të Jashtme të Hungarisë në këtë takim dhe sa nga vendet përfaqësuesit e të cilëve i ka takuar Thaçi dhe të tijët abstenuan?

Ja postimi i saj i plotë:

Javën e shkuar, Presidenti Thaçi ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë.

Në komunikatën e zyrës së presidencës thuhet se në këtë takim është përmendur edhe anëtarësimi i Kosovës në Interpol, por siç e kuptuam, Hungaria dje abstenoi për anëtarësimin e Kosovës në Interpol!

Çka i paska thënë Presidenti Thaçi, Ministrit të Punëve të Jashtme të Hungarisë në këtë takim?

Shtrohet pyetja se sa nga vendet përfaqësuesit e të cilëve i ka takuar Thaçi dhe të tijët abstenuan?!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat