Sot 18 vite më parë, komandant Bala me ushtarë çliruan disa fshatra të Kosovës Lindore

Aktuale

Sot 18 vite më parë, komandant Bala me ushtarë çliruan disa fshatra të Kosovës Lindore

Nga: N.Sh Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 13:48
Pamje e ushtarëve të UÇPMB-së

Komandanti i UÇPMB-së, Bajram Arifi – Bala, e ka kujtuar 21 dhe 22 nëntorin e vitit 2000 dhe triumfin e kësaj ushtrie në Kosovën Lindore.

18 vite më parë, fshati Lluçan i cili ishte përplot me ushtarë dhe polici serbe, UÇPMB-ja kishte arritur që ta rikthen nën kontrollë të plotë.

Aty po atë ditë është vendosur edhe flamuri kombëtar mbi bunkerin e forcave serbe.

Gjithashtu edhe dita e nesërmen kishte vazhduar të jetë e suksesshme për ushtrinë shqiptare pasi kanë arritur ta marrin edhe fshatin Konçul për të vazhduar pastaj me Tërrnocin.

Më poshtë shkrimi i komandant Balës:

Si sot po më rikujtohet data 21/22 nëntor 2000, kur djemtë më të mirë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në parime të Betimit të dhënë për çlirimin e të gjitha tokave të robëruara e që u bashkëngjitën në radhët e UCPMB-së.

Ata djem, e thyen në kurriz kordonin me paramilitarët dhe policë serb në pozicionet e fortifikuara në Lluçan. Këto forca paramilitare të përbëra nga kriminel të cilët ishin impliku në krime në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, u stacionuan te vendi i quajtur “Kodren e Lluqanit” aty afër te shtëpia e Haxhi Limonit.

Ia zënë frymën dhe pragun e derës banorëve shqiptarë të fshatit,por nënat shqiptare si gjithherë, linden djem trima për t`i dalë Zot Atdheut. Për ta mbrojt pragun e shtëpisë nga barbarët e maskrenjt Serb!

Pas marrjes së bunkerëve të fortifikuar serb te kodra afër shtëpisë së Haxhi Limonit, Me 21/11/2000 ishte një gëzim i madh dhe emocionues e i paharrueshëm.

Aty e vendosi Flamurin kombëtar Komandant “Bala” mbi bunkerin e forcave serbe, dhe iu drejtua të gjithë ushtarëve vullnetar me disa fjalë emocionuese duke ju uruar suksese për fitoren në këtë betejë dhe duke i falënderuar për ndihmën që e dhanë ushtarët nga Kosova dhe Maqedonia- Ilire.

Ushtarët nga emocionet dhe ndjenjat e përziera filluan të shtënat me breshëri rafalësh nga te gjitha anet. Po ashtu te nesërmen me 22/11/200 Bajram Arifi Komandant Bala me bashkëluftëtar morën dhe punktin policor ne Koncul. Dhe menjëherë u vendosen forcat tona te Ushtrisë Çlirimtare të UCPMB se në fshatin Llucan dhe ne Koncul. 80/100 e territorit te Kosovës Lindore ishte nen mbikqyrjen e UCPMB se.

Me 23/11.2000 po ashtu dhe Ridvan Qazimi Komandant Lleshi liroi fshatin Terrnoc dhe kishte nen mbikqyrjen e Ushtrisë çlirimtare fshatin Terrnoc.

Por marrëveshjet e nënshkruara na mallkuan me kapitullimin me marrëveshjen e Konqulit ku sot popullate e Luginës gjinden nen çizmen e shkavt.

LAVDI DESHMORVE NDERIME ATDHEUT!!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat