Deputeti i AAK-së: Taksa prej 100% ndaj Serbisë një detyrë patriotike

Aktuale

Deputeti i AAK-së: Taksa prej 100% ndaj Serbisë një detyrë patriotike

Nga: N.H Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 14:58
Muharrem Nitaj

Produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja për në Kosovë nga sot do të kenë taksë prej 100 %.

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozimin e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala për të vendosur taksë prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre nga Bosnja.

Ketë vendim e ka komentuar edhe deputeti i pozitës, Muharrem Nitaj.

Deputeti i AAK-së thotë se taksa prej 100% në mallrat e Serbisë, është një detyrë patriotike, përcjell “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Nuk bëhet ndryshe; “dy duar janë për një kry”!

Taksa prej 100% në mallërat e Serbisë, është një detyrë patriotike! Sot, lufta për Shtetin, nuk bëhet ndryshe! 

Me Qeverinë dhe Kryeministrin Haradinaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat